'89 për qind e bizneseve deri në muajin tetor kanë punuar me humbje në sektorin e gastronomisë'

'89 për qind e bizneseve deri në muajin tetor kanë punuar me humbje në sektorin e gastronomisë'

08:03, 23/12/2020

Në njërën pikë të masave të reja të Qeverisë që do të hyn në fuqi që nga nesër në ora 05:00 të mëngjesit, flitet edhe për sektorin e gastronomisë.

Bizneset nga ky sektor do të mund të punojnë deri në ora 20:00. kurse pas kësaj kohe ata do të mund t’i ofrojnë shërbimet e tyre përmes shërbimeve “Take Away” (Merr me vete), apo edhe “Delivery” (Dërgesë).

Ndërkaq Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve, masat e reja anti-COVID të miratuara nga Qeveria në detyrë nuk i sheh si të favorshme.

“Kjo nuk shërben edhe aq për t’u lavdëruar kjo zgjatje e orarit për një orë sa i përket bizneseve, si dhe kufizimi i lëvizjes së personave fizik duke pasur parasysh rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat nuk i përkrahin vendimet e shteteve që i kufizojnë njerëzit, pasi që këto janë të pasuksesshme në luftimin e përhapjes së pandemisë”.

“Këto ndikojnë tek komunat me rrezik të përhapjes së virusit që të mos ketë shërbime “take away”, që ndikon në përkrahjen e bizneseve në sektorin tonë”.

Vranica në një intervistë për  Edicionin Special  tha se 89 për qind e bizneseve në sektorin e gastronomisë kanë punuar me humbje deri në muajin tetor.

“Sipas raportit që kemi 89 për qind e bizneseve kanë punuar me humbjë deri në muajin tetor të këtij viti., 11 për qind nga ta janë rentabile, 2 për qind prej tyre mund të mbijetojnë pa ndonjë ndihmesë, 13 për qind prej tyre mund të falimentojnë”.

Përfaqësuesi i Gastronomëve pati edhe vërejtje për vonesat e miratimit të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike dhe ndarjen e pagesat për bizneset veçanërisht për punëtorët që i kanë humbur vendet e punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco