VIDEO/ ‘Rama gënjeu për çmimin e karburantit’, Tabaku: Çmime suedeze, jetesa si në Afrikë

VIDEO/ ‘Rama gënjeu për çmimin e karburantit’, Tabaku: Çmime suedeze, jetesa si në Afrikë

15:42, 22/12/2020

Nga Jorida Tabaku

Në 7 vjet, të gjitha çmimet u rritën, por rritja e çmimit të karburanteve është ndër aktet më të padrejta të Edi Ramës në kurriz të qytetarëve.

Ai erdhi në pushtet me premtimin e uljes së çmimit, por e rriti taksën sapo mori drejtimin e qeverisë. Sot ne paguajnë gati me të njëjtin çmim si Suedia dhe Hong Kongu, dy nga vendet më të pasura në botë.

Në çdo litër karburant, qytetarët paguajnë 240 lekë më shumë për shkak të taksës ‘Rama’.

Zinxhiri i rritjes së çmimeve ndalon tek xhepi i konsumatorit. Të gjithë e dimë se këto 7 vjet kostoja e jetesës vetëm rritet.

E vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë tonë është largimi i Ramës. Vendit i duhet ndryshim dhe këtë do ta bëjë Partia Demokratike!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco