Publikohet platforma e regjistrit kombëtar të Rregulloreve Teknike

Publikohet platforma e regjistrit kombëtar të Rregulloreve Teknike

15:05, 17/12/2020

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) lansoi Platformën e Regjistrit Kombëtar të Rregulloreve Teknike, që përmban dispozita ligjore mbi tregtimin e produkteve jo-ushqimore industriale. Platforma është zhvilluar në bashkëpunim me Projektin “Lëvizja e Lirë e Mallrave”, që është financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Zëvendësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të MTI-së, Gentiana Islamaj, e ka vlerësuar kontributin e Komisionit Evropian, respektivisht udhëheqësin e projektit Lëvizja e Lirë e Mallrave, Vitomir Fister, për  mbështetjen në hartimin e legjislacionit dhe krijimin e platformës së regjistrit elektronik.

Ajo theksoi se krijimi i kësaj platforme mundëson informimin e institucioneve qeveritare, sektorit privat, shoqërisë civile, si dhe shteteve anëtare të CEFTA-s për legjislacionin në fuqi dhe atij të ardhshëm që mund të ndikojë në tregtinë ndërmjet shteteve.

Ndërsa udhëheqësi i këtij projekti, Vitomir Fister, ka theksuar se krijimi i kësaj platforme, që do të administrohet nga MTI-ja, është shumë e rëndësishme për shoqërinë dhe për institucionet e Kosovës. Nga kjo do të përfitojnë të gjitha ministritë relevante dhe autoritetet tjera në kornizën e lëvizjes së lirë të mallrave dhe sigurisë së produkteve në tregun e Kosovës.

Ai, gjithashtu ka falënderuar MTI-në për bashkëpunimin e frytshëm dhe koordinimin e aktiviteteve për realizmin e kësaj platforme.

Kjo platformë, e cila është në përdorim të brendshëm institucional dhe që do të jetë publike në gjashtëmujorin e parë të viti 2021, do të krijojë përvoja që do të jenë shumë të vlefshme pas anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe në BE, pasi që këto organizata kanë të njëjtën procedurë të njoftimit për rregullat teknike në përgatitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco