Pandemia 'goditi' rëndë Administratën Tatimore, 1.2 miliard euro më pak të hyra

Pandemia 'goditi' rëndë Administratën Tatimore, 1.2 miliard euro më pak të hyra

10:18, 17/12/2020

Kryeministri Avdullah Hoti po e zhvillon një vizitë në Administratën Tatimore të Kosovës.

Hoti i shoqëruar edhe me ministren e financave Hykemte Bajramim ka thënë se ATK-ja, po e zbaton ligjin për rimëkëmbje  ekonomike.

Derisa zëvendës drejtori Ekrem Hysenaj ka thënë se ATK-ja, ka pasur humbje të mëdha për shkak të pandemisë Covid-19.

“Kemi pas të hyra më pak këtë vit 73 milion euro më pak se plani fillestar i të hyrave. Ndikimi i pandemisë ka pas reje mbi 1.2 miliard euro këtë vit. Stoku i borgjit këtë vit ka rritje 409 milion euro. 142 mijë tatim pagues aktiv”, ka bërë të ditur Hysenaj.

“Rënja e pagesave nga bizneset është një gjë tjetër këtë vit që ka ndodh shkaku i pandemisë. Kemi reje të sektorëve të argëtimeve në krahasim më vitin e kaluar”.

E përmes pakos se rimëkëmbjes dhe ligjit, kryeministri Avdullah Hoti tha se janë munduar të ju dalin në ndihmë.

Ai madje përmendi edhe punën në pakon e re fiskale që pritet të finalizohet në janar të 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco