Bizneset kërkojnë heqjen e kufizimeve ose zgjatje të orarit të punës

Bizneset kërkojnë heqjen e kufizimeve ose zgjatje të orarit të punës

14:19, 11/12/2020

Në një konferencë për media bizneset po kërkojnë që të zgjatet orari që u lejon operimin e tyre.

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve ka thënë se gastronomët janë më të prekurit dhe kemi parë që masat nuk kanë pasur ndonjë efekt dhe se lakorja e infeksionit është rritur.

Ata kanë bërë edhe një krahasim me numrin e të infektuar për kohën sa nuk ka pasur kufizim të lëvizjes dhe pasi që është vendosur kufizimi.

 

Sipas tyre masa e kufizimit nuk e kanë dhënë efektin, ata kërkojnë që të paktën të zgjatet apo të largohet kufizimi i lëvizjes.

Sipas, Hysen Sogojevës, kryetar i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, ka thënë se institucionet duhet ta largojë tërësisht kufizimin sepse është kuptuar që gastronomia dhe e hotelierisë si biznese të tjera nuk ka qenë burim infeksioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco