VV akuzon ZRRE se favorizoi bizneset e lidhura me politikën

VV akuzon ZRRE se favorizoi bizneset e lidhura me politikën

13:33, 11/12/2020

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten kanë shqyrtuar raportin vjetor për Zyrën e Rregullatorit për Energji, për vitin 2019.

Lëvizja Vetëvendosje i ka quajtur skandaloze disa vendime që janë marrë në vitin e kaluar nga ky institucion.

Megjithatë, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, Endrit Shala ka kërkuar të miratohet ky raport vjetor, duke thënë se është në pajtim me ligjin.

Por, Hekuran Murati, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka theksuar se gjatë vitit të kaluar është marrë një vendim skandaloz nga ana e këtij institucioni për miratimin e tarifave nxitëse për projektet solar, gjithashtu ka treguar edhe për padinë që kanë bërë për këtë institucion.

“I cili veprim ishte marrë kundërligjshëm me 28 nëntor, pra ishte ditë festë, ditë pushimi në mbledhjen e bordit. Dhe për më tepër ishte edhe një ditë pas tërmetit famëkeq që kishte ndodhur në Shqipëri. Pra, në një kohë kur të gjithë kishin sytë kah Shqipëria, dhe askush nuk po merrej as mediat, as gazetarët dhe shoqëria civile nuk po merrej me ngjarjet që po ndodheshin këtu, bordi i këtij institucioni merr vendim që favorizonte biznese të lidhura me politikën. Për këtë qëllim, për këtë çështje, ne si Grup Parlamentar kemi dorëzuar edhe padi, e cila ka ndikuar në pezullimin e atij vendim, dhe është cilësuar edhe vendim ilegal. Ndihmë shtetërore e papranueshme nga komisioni për ndihmë shtetërore”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se VV do të votojë kundër këtij raportin.

Në mungesë kuorumi ka dështuar votimi i këtij raporti, meqë të pranishëm në sallë kanë qenë vetëm 42 deputetë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco