Kuvendi ia vazhdon mandatin Komisionit hetimor për hidrocentrale

Kuvendi ia vazhdon mandatin Komisionit hetimor për hidrocentrale

12:17, 11/12/2020

Seanca e Kuvendit e cila ka mbetur dje në gjysmë, po vazhdon edhe sot ku fillimisht është miratuar mandati dhe buxheti i komisionit parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Në këtë seancë është paraparë shqyrtimi i raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2019, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2019, shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2018, shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2019, shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018 – 2019, debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë, emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT, zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe gjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco