Driton Tali reagon për vjedhjen e 2 milionëshit, e krahason me buxhetin e Britanisë

Driton Tali reagon për vjedhjen e 2 milionëshit, e krahason me buxhetin e Britanisë

20:06, 10/12/2020

Driton Tali ka reaguar ndaj vjedhjes së 2 milionëshit në Thesarin e Shtetit, duke theksuar se 2.1 mil euro (skatësisht 2,077,995.90 euro) të vjedhura nga Buxheti i Kosovës janë njejtë sikurse rreth 933 milionë funta m'u pas vjedhë nga Buxheti i Britanisë, shkruan Syri.net Kosova.

"Llogaritni, të hyrat buxhetore të Kosovës për vitin 2019 ishin 1.949 miliardë euro. Që i bie se janë vjedhur rreth 0.107% (ose 0.10684%) e të hyrave buxhetore.
E Britania, vitin e kaluar të hyrat buxhetore i pati 873 miliardë funta.
Nëse i llogaritni i bie sikurse Britanisë me ju pas vjedhur rreth 933 mil funta nga të hyrat buxhetore prej shërbyesëve civilë dhe askush mos me marrë përgjegjësi nga udhëheqësit qeveritarë.
Kjo nuk mund të ndodhë asesi! Por të supozojmë për një moment se ju ndodhi. 
Atëhere, për aq sa unë i njohë britanikët, jo që udhëheqësit qeveritarë kishin m'i hudhë në kosh të plehërave por edhe në Parlament kishin m'u fut.", ka shkruar Tali në Facebook.

2.1 mil euro (skatësisht 2,077,995.90 euro) të vjedhura nga Buxheti i Kosovës janë njejtë sikurse rreth 933 milionë...

Posted by Driton Tali on Thursday, December 10, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco