Organizatat gjermane gati të ndihmojnë bizneset kosovare të prekura nga pandemia

Organizatat gjermane gati të ndihmojnë bizneset kosovare të prekura nga pandemia

19:04, 10/12/2020

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, sot në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Berlin priti në një takim pune Kryetarin e Shoqatës Ekonomike gjermano-kosovare Gjeneralin Erhard Bühler si dhe Kryetarin dhe Nënkryetarin e Rrjetit Shqiptar të Bizneseve në Gjermani, z. Mustafë Abazi dhe z. Fatos Xhafolli.

Sipas njoftimit nga ambasada kosovare në Berlin, thuhet se në këtë takim u bisedua për situatën e rënduar në fushën e gastronomisë të bizneseve shqiptaro- gjermane në kohën e pandemisë në këtë shtet, shkruan Syri.net Kosova.

Temë e takimit ishte edhe mundësia për ndihmat për ekonominë e Kosovës dhe sidomos shtrirjen dhe koordinimin e organizatave shqiptaro-gjermane të Kosovës në Gjermani në vitin që vjen.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, sot në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Berlin priti në një takim pune...

Posted by Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo on Thursday, December 10, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco