Rriten pagat në postë: Kryeshefi i ri 2500 euro, kaq do të paguhen zyrtarët e tjerë

Rriten pagat në postë: Kryeshefi i ri 2500 euro, kaq do të paguhen zyrtarët e tjerë

13:22, 10/12/2020

Teksa Kosova po përballet me gjendje të rëndë ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19, disa zyrtarë kanë vendosur të rehatojnë vetën.

Më 3 dhjetor 2020, në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës është vendosur të rritet paga për 30% për zyrtarët të saj të lartë.

Si duket zyrtarët e lartë nuk e kanë hallin e punëtorëve të tyre që nuk kanë marrë ende pagat e muajit të kaluar e kjo për shkak të gjendjes aspak të mirë financiare të kësaj ndërmarrjeje.

Ndonëse Bordi i kaluar i Postës për shkak të gjendjes së keqe financiare i kishte zbritur pagën zyrtarëve të lartë të kësaj ndërmarrje publike, bordi i ri ka marr vendim t’i rehatojë zyrtarët e lartë paga të majme. Se nga kush ka ardh ky propozim nuk thuhet në dokument.

Në dokumentin e siguruar nga lajmi.net Kryeshefit të Postës (19 nëntor), Xhevdet Smakiqi, do të marr pagë hiç më pak se 2 mijë e 500 euro.

Paga enorme kanë edhe zyrtarë të tjerë: Zëvendës i Kryeshefit Ekzekutiv, 2100 euro, zyrtar kryesor i Financave dhe Thesarit 2100 euro, këshilltar i Përgjithshëm/Sekretar i Korporatës 2100 euro, zyrtar i Auditimit të Brendshëm 2100 euro.

Smakiqi ka vendosur të mos jetë i kujdesshëm sikurse ish-U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina, i cili kishte vendosur për uljen e pagave 30 % për zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrje publike, për shkak të gjendjes së rëndë financiare të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco