Fillon operimi i pavarur i KOSTT-it si zonë rregulluese brenda bllokut Kosovë-Shqipëri

Fillon operimi i pavarur i KOSTT-it si zonë rregulluese brenda bllokut Kosovë-Shqipëri

09:31, 10/12/2020

Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT Mustafë Hasani, së bashku me bashkëpunëtor, priti në takim përfaqësuesit nga KEDS/KESCO në krye me Huseyin Ozen ku diskutuan në lidhje me bashkërendimin e përgatitjeve për fillimin operimit të pavarur të KOSTT si zonë rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë dhe koordinimin e përbashkët të aktiviteteve për sigurimin e transaksioneve ndërkufitare.

Në takim  të RGCE (Regional Group of Continental Europe) është dakorduar që fillimi i operimit të KOSTT si zonë rregulluese brenda bllokut rregullues Shqipëri-Kosovë, pra fillimi i implementimit të Marrëveshjes së Kyçjes ndërmjet KOSTT-it dhe ENTSO-E të bëhet me datën 14 dhjetor 2020 dhe si rezultat u diskutuan një mori çështjesh në funksion të furnizimit stabil me energji elektrike në Republikën e Kosovës.

Hasani theksoi se sfidë kryesore mbetet implementimi i Planit Aksional, i hartuar nga grupi punës në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, për furnizim stabil me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco