Ligji i Rimëkëmbjes apo Ligji i pasanikëve, dy amandamente ua falin milionerëve 60-70 milionë euro

Ligji i Rimëkëmbjes apo Ligji i pasanikëve, dy amandamente ua falin milionerëve 60-70 milionë euro

20:19, 09/12/2020

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka theksuar se amandamenti për heqjen e rentës minerare i kushton buxhetit diku 30 milionë euro, pa llogaritur dëmet mjekësore, shkruan Syri.net Kosova.

"Amandamenti për heqjen e rentës minerare i kushton buxhetit diku 30 milionë euro, pa llogaritur dëmet mjedisore nga eksploatimi i egër që pritet të ndodhë. 

Amandamenti për mbulimin e kostos së burimeve të ripërtërishme pritet t’i kushtojë buxhetit 30-40 milionë euro. Që të dyja këto amandamente u votuan si pjesë e të ashtuquajturit Ligj për Rimëkëmbje", ka theksuar Murati në Facebook.

Amandamenti për heqjen e rentës minerare i kushton buxhetit diku 30 milionë euro, pa llogaritur dëmet mjedisore nga...

Posted by Hekuran Murati on Wednesday, December 9, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco