Tahiri tregon arsyet e dorëheqjes nga AKP

Tahiri tregon arsyet e dorëheqjes nga AKP

15:14, 09/12/2020

Ish-zëvendësdrejtoresha menaxhuese e AKP-së Mrika Tahiri ka dhënë detaje se përse ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në AKP, duke mohuar se arsyeja e dorëheqjes së saj ka qenë bastisja në zyrat e AKP.

Përgjigja e saj erdhi pas pyetjes së deputetes së LDK-se Doruntinë Maloku e cila e pyeti për çka keni dhënë dorëheqje.

Tahiri është përgjigjur duke thënë se arsyeja e dorëheqjes së saj ka qenë që në AKP nuk kanë shkuar punët siç duhet dhe nuk është punuar që proceset të ecin përpara.

“Faktikisht dorëheqja jem ska pas të bëj me asnjë bastisje në AKP. Dorëheqjen e kam paralajmëru. Gjërat në AKP nuk ka shkuar siç duhet. Në atë kohë kemi qenë pa kryetar bordi. Një vit e më tepër kemi qenë pa drejtor menaxhues. Kam dhënë dorëheqje në shtator dhe erdhi koha që aty në AKP nuk ka pas hapësirë të punohet në mënyrë profesionale dhe proceset të ecin përpara” ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco