VV e jep lajmin, për betejën e fituar të Lumbardhit

VV e jep lajmin, për betejën e fituar të Lumbardhit

17:25, 08/12/2020

Pas padisë që ka ushtruar aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Deçan, Faton Selmanaj ndaj dy hidrocentraleve që po e shkatërrojnë Lumbardhin e Deçanit dhe po i lënë banorët pa ujë, Gjykata Themelore ka marrë vendim që ta pezullojë punën e dy hidrocentraleve.

Gjykata ka vendosur ta shtyjë ekzekutimit e lejeve dhe licencave që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë i patën dhënë kompanisë private «Kelkos Energy» për hidrocentralet, shkruan Syri.net Kosova.

Aktvendimi i sotëm pezullon aktet e kontestuara deri në shqyrtimin e padisë së aktivistit tonë Selmanaj. Përfundimisht, presim që gjykata ta miratojë padinë, duke anuluar lejet dhe licencat që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. 

Organet e paditura dhe palët e interesuara kanë 15 ditë afat të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit.

Një betejë e fituar për Lumbardhin! Pas padisë që ka ushtruar aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Deçan, Faton...

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Tuesday, December 8, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco