'Parja shkon te parja', qeveria Hoti ndihmoi me 1.6 milionë euro dy markete të mëdha me fitim vjetor nga 8 milionë euro secili

'Parja shkon te parja', qeveria Hoti ndihmoi me 1.6 milionë euro dy markete të mëdha me fitim vjetor nga 8 milionë euro secili

14:37, 08/12/2020

Analisti Blendi Hasaj  pyet se a ka qeveri nga shtetet e varfëra, përveç tonës, që i pasuron bizneset që nuk kanë pasur humbje gjatë pandemisë?

Sipas tij përmes 60 milionë eurove të shpërndara për bizneset nga Ministria e Financave në tetor të këtij viti, rreth 1.6 milionë euro së bashku i kanë përfituar edhe dy markete të mëdha të cilat fitimet neto në vit i kanë rreth 8 milionë euro secila, e të cilat kanë punuar gjatë tërë pandemisë. Non-stop. 

"Çka është më e veçanta, të dyja këto kanë nisur projekte investive, sikurse ndërtim të një objekti gjigant apo hapjes së një pike të madhe të shitjes, mu gjatë pandemisë", tha analisti Blendi Hasaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco