A do ta përballojë sistemi kërkesën e qytetarëve për ta aplikuar për tërheqjen e 10%?

A do ta përballojë sistemi kërkesën e qytetarëve për ta aplikuar për tërheqjen e 10%?

12:00, 08/12/2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se pas disa ditëve punë në Ministrinë e Financave si dhe me Bankën Qendrore dhe Trustin, sot është konfirmuar se janë kryer të gjitha përgatitjet që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Hoti tha se mbi të gjitha kjo ka të bëjë me pjesën që lidhet me tërheqjen e kursimeve pensionale.

“Falënderoj Trustin dhe Bankën Qendrore për kryerjen e proceseve teknike, në mënyrë që qytetarët shumë shpejt të fillojnë procedurën e aplikimit për tërheqjen e kursimeve. Ligji është publikuar në gazetën zyrtare dhe puna mund të fillohet në bazë të këtij ligji. Të gjitha përgatitjet janë bërë, janë ndarë informatat në mes institucioneve dhe është përgatitur edhe sistemi dhe të premten në ora 15:00 hapet ky sistem për qytetarët për të aplikuar për tërheqjen e kursimeve pensionale”, tha Hoti.

Kryeministri Hoti theksoi se beson që sistemi në bazë të përgatitjeve të bëra është plotësisht i sigurt dhe u përgatit ashtu që të përballojë fluksin sado të madh që mund të ketë nga qytetarët.

“Urojmë që shumë familje të kenë një situatë më të qëndrueshme sidomos në këtë situatë pandemike. Qeveria do të marrë përsipër të gjitha obligimet që parashihen me këtë ligj”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco