Ja çfarë kërkoi guverntatori i BQK-së nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit

Ja çfarë kërkoi guverntatori i BQK-së nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit

14:10, 04/12/2020

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, zhvilloi takim virtual me presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC-International Court of Arbitration) Alexis Mourre dhe drejtoreshën e Komisionit të Arbitrazhit për Evropë, Laetitia de Montalivet.

Në takimin virtual të zhvilluar, Guvernatori Mehmeti ka kërkuar mbështetjen e institucionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit lidhur me çështjen e Kartonit të Gjelbër, mundësinë e heqjes së pengesave për transport ndërkombëtar, ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve të Kosovës dhe përkrahjen e ekonomisë së Kosovës përmes OEK-së në ICC-së.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe rreth kërkesës dhe mundësisë së nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit mes BQK-së dhe ICC-së për themelimin e departamentit për të dhënat ekonomike, që do të funksionojë në kuadër të BQK-së, bazuar në përvojën e transferimit të teknologjisë ‘know-how’.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco