Lajm i keq nga Kuvendi për tërheqjen e parave nga Trusti

Lajm i keq nga Kuvendi për tërheqjen e parave nga Trusti

13:08, 04/12/2020

Kuvendi i Kosovës, ka dështuar ta miratoj amandamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili do të mundësonte që qytetarët të cilët kanë më pak se 10 mijë euro të kursyera në Trust të mund ta tërheqin 30 përqind të shumës.

Ky amandament nuk mori votat e mjaftueshme nga deputetët, pasi u përkrah vetëm nga disa bashkëpartiakë të Haxhiut.

Ky amendament i deputetit të PDK-së nuk kaloi në votim. Ai mori 14 vota për 45 kundër dhe 7 abstenime

“1. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën më pakë se 10 000 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në tridhjetë për qind (30%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 2. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 10 000 Euro deri në 19 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në njëzet e pesë për qind (25%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 3. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 20 000 Euro deri në 29 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri nënjëzetë për qind (20 %) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 4. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 30 000 Euro deri në 39 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbdhjetë për qind (15%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 5. Personat qe kanë kursime pensionale me shumë se 40 000 Euro (dyzet mijë), kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë për qind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK”, ka thënë ai.

Ndryshe, minuta më parë ka filluar të votohet për secilin amandament të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Qëllimi i këtij Projektligji është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Republikës së Kosovës, pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID -19.

Në këtë Projektligji, thuhet se “Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) autorizohet të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind”.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm, që lëshon garanci institucioneve financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Gjithashtu, kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Por, mundësia e tërheqjes së 10 përqindëshit nga Trusti, ndryshoi nga propozimi paraprak pas kushtit të PDK-së për të dhënë votën pro.

Pas ndryshimit, në rast të votimit të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në Trustin Pensional të Kosovës deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së shumës 10 % (dhjetë për qind) nga ana e tyre, Qeveria e Kosovës do ta kompensoj tek TRUST-i brenda pesë viteve të ardhshme në mënyrë që ata qytetarë t’i kenë mjetet e tyre për moshën e pleqërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco