'Ligji për rimëkëmbjen i propozuar të premten është ligj i turpit'

'Ligji për rimëkëmbjen i propozuar të premten është ligj i turpit'

08:19, 04/12/2020

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike që pritet të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të premten, po e quan ligj të turpit, njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu.

Ai, në një prononcim për arbresh.info shprehet i befasuar se si për 10 muaj shteti nuk ishe i gatshëm të ndihmonte qytetarët dhe bizneset e veta.

“Është mëse e vërtetë që në Kosovë agjenda politike është stërngarkuar, partitë politike më së shumti luftojnë për pushtet sesa për shtet. Këtë e dëshmon edhe aj që ka ndodhë me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Lind pyetja se si është e mundur që për 10 muaj radhazi, Kosova të ballafaqohet me pandemi dhe të mos ketë gatishmëri politike dhe bashkërisht t’i sinkronizojnë aktivitetet dhe qytetari dhe bizneset ta ndjejnë dorën e shtetit”, tha Gërxhaliu.

E këto katër amendamentet e PDK-së, Gërxhaliu i quan “amoralitet politik”.

Këtë reflektim të vonshëm nga Qeveria ai e lidh edhe me zgjedhjet e humbura nga LDK në Podujevë.

“Në Kosovë shumë më tepër është penguar biznesi sesa që është ndihmuar. Këto katër amendamente të PDK që janë futur në ligjin e ri e dëshmon më së miri amoralitetin politik në Kosovë, definitivit nëse 10 muaj janë dëmtua ekonomia dhe bizneset, a nuk është ky ligj i turpit. Për tu implementuar këto duhet të ndryshohen ligjet tjera. Dhe a është dashur të pritet humbje e Podujevës nga LDK-ja dhe fitoja e VV-së, që partitë opozitare të reflektojnë. Dua të besoj që bizneset të rimëkëmben”, tha Gërxhaliu.

Ndryshe, Komisioni për Buxhet dhe Transfere me 6 vota pro dhe 3 kundër, ka votuar të mërkurën raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike , duke përfshirë edhe kërkesat e PDK-së në këtë projektligj.a

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco