Pazaret PDK-LDK me Pakon, nuk e rimëkëmbin ekonominë kosovare

Pazaret PDK-LDK me Pakon, nuk e rimëkëmbin ekonominë kosovare

14:19, 03/12/2020 Nga Dardan Gashi

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili për dhjetëra herë dështoi të kalojë në Kuvend, duket se më në fund do të jetësohet.

Të premten, në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili do të përkrahet nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kjo parti, ani se në opozitë, arriti që në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, të i kalojë kushtet e saj, për votën pro të këtij ligji.

Pako për bizneset të jenë 200 milionë euro, pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës më nga 300 euro, heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trustit për ata që kanë deri në 10 mijë euro, ishin kushtet e propozuara nga PDK-ja, që morën dritën jeshile nga ana e komisionit.

Por, pavarësisht që PDK-ja u deklarua se po e shpëton ekonominë e Kosovës, me votën pro këtij ligji, për këto kushte të vendosuar pati shumë kritika, menjëherë pas lajmit se projektligji ka pësuar ndryshime.

Profesori, Bashkim Nurboja, për Syri.net Kosova, thotë se një pako e rimëkëmbjes ekonomike është shumë e domosdoshme për gjendjen në të cilën jemi.

Por, sipas tij, pako e propozuar nga qeveria dhe me ndryshimet e përfshira të PDK nuk është pako e duhur për rimëkëmbje, pasi pako e qeverisë nga fillimi nuk ka pas qëllim të caktuar se si me i ndihmuar ekonomisë, por më shumë si një akt që në po mundohemi të bëjmë diçka.

“ Kjo pako nuk do të ndikojë në ekonomi sepse më shumë është e  orientuar nga oferta agregate sesa kërkesa agregate. Një gjë duhet të kuptohet faktorët e prodhimit, kapitali dhe puna, nuk janë duke u përdorur, këta faktor fillojnë punën kur rritet kërkesa agregate. Propozimet e PDK janë adhoc propozime, të cilat nuk ka treguar çfarë qëllimi kanë: Ndryshimet në TVSH për ndërmarrjet prodhuese nuk janë të mjaftueshme, më mirë është të mendohet se si me filluar me mbledh TVSH pasi që konsumatori e blenë mallin; Lehtë me thënë se 400 milion duhet të bëhet fondi, por duhesh me tregu kush do ti pranon dhe pse; pagesat për njerëzit që kanë humbur punën, e çka do të  bëhet me ata që nuk janë duke marr pjesë fare në tregun e punës

Nurboja, përkrahjen e PDK-së e sheh më shumë si politikë afatshkurtër për t’ia zgjatur jetën kësaj qeverie, sesa, ndonjë shpresë për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ndërsa, Asdren Osaj, thotë se rimbursimi i 10 % të Trustit për ata që kanë mjete në Trust deri 10000 euro, me gjithë qëllimin e mirë që mund të ketë, është diskriminues, selektiv dhe pjeserisht nxites i informalitetit.

Kjo pasi, sipas tij, duke perjashtuar ato raste që realisht paga e tyre nuk u ka sjellë mjete më shumë në fondin e Trustit, ka shumë organizata, kompani, individ që me vetdije të plotë i kanë ikur deklarimit të plotë të pagës për t’i ikur kështu tatimeve dhe kontributit në Trust.

 “Është diskriminues sepse diskriminon ata që kanë qenë korrekt ndaj shtetit; selektiv, sepse len jashtë kompensimit ata që kane qenë korrekt ndaj shtetit dhe i bënë përfitues një pjese të atyre që i kanë ikur obligimeve ndaj shtetit dhe nxiës të informalitetit, sepse po i shpërblen ata që të hyrat e tyre mujore nuk i kanë deklaruar të plota, për t’iu ikur kështu obligimeve ndaj shtetit.

Osaj vlerëson se ky amendament duhet të rishikohet, plotësohet dhe t’i trajtojë të gjithë qytetarët barabartë, veçmas të trajtoj me dinjitet ata që kanë kontribuar për arkën e shtetit.

Profesori i Ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për Syri.net Kosova thotë se kalimi i ligjit me mbështetjen e PDK-së është i mirëseardhur për qytetarë dhe biznese, për faktin që do përfitojnë potencialisht, njëherit ka qenë e nevojshme për rrethanat e ditura.

“Problematike mbetet tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti, ku rimburësimi i qytetarëve të cilët kanë nën 10000 euro kursime, nuk është korrekt, pasi në mesin e tyre ka shumë biznese të cilat së bashku me punëtorin i kan ikur taksave të shtetit duke deklaruar të ardhura më të vogla, ani se e vërteta ka qenë ndryshe. Mbetet të shihet poashtu edhe 200 milionët për bizneset, se ku do të sigurohet kjo shumë nga Qeveria.

Por, sipas tij, vota pro e PDK-së, do të ketë pasoja negative për partitë në pushtet dhe vetë PDK-në, pasi të njëjtat qëllimin e kanë të qëndrojnë edhe pak ditë në pushtet, e jo të merren direkt me nevojat e qytetarit.

Grumbullimi i partive politike, do t’i jap mbështetje Lëvizjes Vetvendosje, që vetëm çka do të rrit përkrahjen tek qytetari, për faktin që qytetari po i sheh si parti që e kanë dëmtuar perspektivën e Kosoves dhe me këto levizje të partive politike janë duke tentuar të ia zgjatin sado pak pushtetin vetvetes por një fakt është i sigurt që kurdo që shkon vendi në zgjedhje potencialisht LVV-ja do ketë suksese që nuk i ka pasur as presidenti Rugova”

 

Ndryshe, përveç kushteve të PDK-së që u bënë pjesë e kësaj pako, projektligji synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Po ashtu, ky projektligj do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kujtojmë se, projektligji duhet të kalojë në lexim të dytë në Kuvend, pastaj të dekretohet nga presidenti i vendit, që të fillojë ekzekutimi i masave që gjenden në të

Më poshtë, mund ta gjeni dokumentin e plotë se çka përmbanë ky projektligj:


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco