129 biznese të Kamenicës subvencionohen nga komuna me mbi 64 mijë euro

129 biznese të Kamenicës subvencionohen nga komuna me mbi 64 mijë euro

14:48, 01/12/2020

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje për subvencionimin e bizneseve individuale nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë.

Vlera e përgjithshme e subvencioneve është mbi 64 mijë euro, dhe përfitues janë 129 biznese.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se komuna është duke u angazhuar me mundësitë që ka që t’i dalë në ndihmë bizneseve.

“Rreth 65 mijë euro kemi ndarë për subvencionimin e bizneseve individuale të komunës sonë. Marrë parasysh që situata me pandeminë i ka dëmtuar bizneset e vogla, ne po angazhohemi që me mundësitë që kemi të ofrojmë mbështetje për ta. Urime të gjithë përfituesve! ”, u shpreh mes tjerash Kastrati.

Edhe, drejoresha, Majlinda Krasniqi tha se eshte e lumtur që drejtoria qe ajo udhëheq po iu ndihmon sadopak bizneseve sidomos në kohën e pandemisë.

“Jam e lumtur që bizneset e Kamenicë po ndihmon sadopak, sidmos në këtë situatë të pandemisë. Komuna dhe DZHED do të vazhdojnë mbështetjen e bizneseve çdo herë që ata kanë nevojë. Ndonëse jemi komunë e vogël, e kapacitetet nuk janë të mjaftueshme, ne do të mundohemi t’i ndihmojë kurdoherë që i kemi mundësitë”, ka thënë Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco