Rukiqi: S’mund të ketë mbyllje të plotë pa u përkrahur financiarisht bizneset

Rukiqi: S’mund të ketë mbyllje të plotë pa u përkrahur financiarisht bizneset

07:43, 01/12/2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është shprehur se duhet të veprohet në mënyrë të shpejtë që bizneseve kosovare t’u mundësohet mbijetesa.
“Nuk po flitet për fitim, por për mbijetesës. Po flasim për ruajtjen e vendeve të punës”.

“Ka nevojë për ndërhyrje të shtetit. Është nder rastet e rralla kur shteti duhet të jetë afër qytetarëve dhe bizneseve”, ka thënë Rukiqi

Ai ka thënë se si institucion që është në mbrojtje të bizneseve, nuk duan që të ketë një mbyllje të sërishme pa u ndihmuar ekonomia.

“Secila masë restriktive që është marrë ka pasë pasoja në biznese. Kufizimi deri në 19:00 ka ndikuar në rënie të qarkullimit. I kemi thënë Qeverisë nëse është e nevojshme për

dy javë mbylleni. Nuk është e pranueshme një mbyllje e dytë pa veprime përkrahëse. Shteti duhet të përkrahen sektorët që preken”.

“Nëse ka mbyllje duhet të ketë përkrahje financiare për bizneset. Nuk mund ta mbyllësh komplet qarkullimin. Kur merret në total po mbyllet 80% e ekonomisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco