Komuna e Gjakovës ia jep për gjysmë shekulli pronën kompanisë së teknologjisë plastike

Komuna e Gjakovës ia jep për gjysmë shekulli pronën kompanisë së teknologjisë plastike

13:14, 27/11/2020

Është nënshkruar kontrata e parë e negociuar me një operator ekonomik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për zhvillim biznesi në bazë të ligjit të ri.

Komuna e Gjakovës sot ka nënshkruar kontratën për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale me kompaninë HEINZE sh.p.k me seli në Rogovë.  Komuna dhe Investitori janë pajtuar që prona komunale të merret në shfrytëzim në kohëzgjatje prej 51 vite, duke filluar nga data 01.01.2021 deri më 01.01.2072.

Shfrytëzimi i kësaj prone do të mundësoj zhvillimin dhe zgjerimin e kompanisë e cila automatikisht kthehet në gjenerim të vazhdueshëm të vendeve të punës.

“Pjesë e mirë e kësaj kontrate është se edhe Asamblea Komunale me unanimitet ka votuar për dhënien e kësaj kontrate. Besoj që kjo do të jetë edhe një nisje për investime tjera, investime në ekonomi të cilat do të ndikojnë drejtëpërdrejtë në rritjen ekonomike të vendit, rritjen e bizneseve tona lokale. 
Kompania HEINZE sh.p.k do të jetë shembull edhe për bizneset tjera të cilat janë serioze dhe nëse hyjnë në marrëdhënie kontraktuale me komunën, do ta kenë rrugën e hapur për të avancuar në biznes” tha ndër të tjera Kryetari i Komunës Ardian Gjini gjatë nënshkrimit të kësaj kontrate.

Kompania HEINZE sh.p.k është kompani që merret kryesisht me prodhimin e teknologjisë plastike, produkte këto që eksportohen në vende të Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco