Dallaveret në MTI/Vëllai i asambleistës së NISMA-s që u punësua në ministri, dyshohet se u mori para bizneseve për licenca

Dallaveret në MTI/Vëllai i asambleistës së NISMA-s që u punësua në ministri, dyshohet se u mori para bizneseve për licenca

15:43, 25/11/2020

Zyrtari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i cili u suspendua nga kjo ministri dyshohet së është Fidan Kadriu, për të cilin thuhet se ka falsifikuar licenca të naftës, duke i mashtruar kompanitë dhe duke u marr para.

Sipas burimeve brenda kësaj ministrie të Syri.net Kosova, Kadriu, u ka marr kompanive të naftës para, duke iu premtuar se ua ka renovuar licencën, e në fakt licencat janë falsifikuar.

Në Kadriun ishte ankuar një kompani, që nuk iu kishte kryer puna dhe kjo ka alarmuar ministrinë.

Kadriu dyshohet se u merrte para kompanive, i fuste në sistem, ua nxirrte licencën, po parat nuk i shkonin arkës së shtetit, po atij personalisht.

Ministria ka krijuar një komision dhe e ka suspenduar Kadriun.

Po ashtu të hënën e kësaj jave janë thirrur krimet ekonomike të Policisë së Kosovës për tu marr me rastin.

Pas dyshimeve që ishin ngritur me licenca, në ministri ka ardhur edhe Zyra Kombëtare e Auditorit, duke i marr lendet për verifikim.

Edhe pse Syri. net Kosova ka tentuar që të kontaktoi me të apostrofuarin, i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Fidan Kadriu është zyrtar i Departamentit të Naftës në MTI.

Kadriu është anëtar i NISMA-së Social Demokrate, dhe motra e tij është kryetare e gruas së Nismas në Gjilan dhe asambleiste në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Kadriu në MTI u punësua në kohën kur Endrit Shala ishte ministër.

E lidhur me suspendimin e tij, sot ka njoftuar zyrtarisht edhe MTI përmes një komunikate për medie.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sqaron për opinionin publik dhe media se ka ndërmarrë të gjitha masat ndaj zyrtarit të MTI-së, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licencave të disa kompanive private, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të derivateve të naftës, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, MTI rastin e ka proceduar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe të Korrupsionit.

“Përveç procedimit të lëndës në organet e lartpërmendura, zyrtarit në fjalë i është shqiptuar masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, për të mos e penguar procesin e hetimeve të organeve kompetente deri në zbardhjen e plotë të rastit.”, thuhet mes tjerash në njoftim./Syri.net Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco