Pas mbi 10 orë në terr, rikthehet energjia elektrike në tri lagjet e kryeqytetit

Pas mbi 10 orë në terr, rikthehet energjia elektrike në tri lagjet e kryeqytetit

22:14, 23/11/2020

Pas një përiudhe të gjatë dikun prej 10 orësh, me mungesë energjie, më në fund, KOSTT ka njoftuar se është rikthyer energjia elektrike në Breg të Diellit, Velani dhe një pjesë e lagjes 'Mati 1', shkruan Syri.net Kosova.

"Pas një pune të palodhshme dhe me shumë përkushtim të ekipeve të mirëmbajtjes të KOSTT dhe të KEDS në ora 21:40 u rikthye në operim transformatori TR3 në Nënstacionin Prishtina 2. Me punimet e realizuara është rikthyer furnizimi me energji elektrike për qytetarët e afektuar si dhe është rritur siguria e furnizimit nga NS Prishtina 2, nga aspekti i transmetimit.", thuhet në njoftimin e KOSTT.

Lexoni njoftimin e plotë:

Lajmi i fundit-Stabilizohet furnizimi me energji elektrike nga Nënstacioni 110/10 kV Prishtina 2 Pas një pune të...

Posted by Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a on Monday, November 23, 2020

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco