'BOLL MA'/KEDS vazhdon talljen me qytetarët e 'Bregut të Diellit' dhe 'Velanisë' ata po mërdhijnë që 8 orë

'BOLL MA'/KEDS vazhdon talljen me qytetarët e 'Bregut të Diellit' dhe 'Velanisë' ata po mërdhijnë që 8 orë

19:40, 23/11/2020

KEDS ka filluar të tallet me qytetarët e Bregun e Diellit, ku që dy ditë radhazi, qytetarët e kësaj pjese po mërdhinjë nga temperaturat e ulëta, derisa energjia elektrike, nuk po arrin të stabilizohet, shkruan Syri.net Kosova.

Prej të premtes në orën 22:30 e deri të shtunën deri në 21:00 qytetarët janë mërdhi nga mungesa e energjisë elektrike, derisa KEDS vazhdon talljen me qytetarët edhe sot ku prej orës 13:00 e paradites e deri kur po shkruajmë banorët e Bregut të Diellit po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Kjo nuk do koment, kjo është e turpshme për KEDS, e cila në shumë raste po ia gjuan topin, KOSTI-t, por nga kjo mospërgjegjësi po pëson më së shumti qytetari i cili përkundër mungesës së energjisë elektrike në këtë kohë të rëndë edhe me Covidin, po ballofaqohet me motin e ftohtë.

Kjo gjendje duhet të marrë fund, dhe qytetarët në 'Bregun e Diellit' duhet të trajtohen të barabartë, sikur të gjithë qytetarët tjerë në Prishtinë.

E lidhur me gjendjen faktike, në këtë pjesë, kryeshefi i KEDS, Alper Erbas dhe Zëvendësministri i parë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj kanë vizituar ekipet në Nënstacionin 110/10 kV, Prishtina 2. 

"Punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë nga ekipet e KEDS dhe KOSTT në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet sa më parë tek konsumatorët. 
Z. Erbas dhe Z. Nitaj shprehën mirënjohjen e tyre për punën e palodhshme të ekipeve, të cilët janë duke punuar maksimalisht në sanimin sa më të shpejtë të defektit.", thuhet në njoftimin e KEDS në Facebook.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco