Lansohet nesër  fushata për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve 'T’i japim vendit ngjyra'

Lansohet nesër fushata për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve 'T’i japim vendit ngjyra'

16:33, 23/11/2020

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, do të lansojnë nesër (e martë) fushatën më të madhe kombëtare “T’i japim vendit ngjyra”.

Fushata parasheh që brenda 10 viteve në të gjithë Kosovën të mbillen 1.8 milion drunj.

Fushata lansohet tek Këndi Olimpik, që ndodhet në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me fillim në ora 10:30.

Në lansimin e fushatës, krahas drejtuesve të lartë të KOK-ut dhe ‘Ta pastrojmë Kosovën’ do të marrin pjesë edhe figura të larta të sportit, politikës dhe artit.

E pranishme do të jetë edhe kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, medalistja e bronztë e Evropës, po ashtu në xhudo, Distria Krasniqi, trajneri kampion Olimpik Driton Kuka, pastaj ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Deva

Bakija, rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti, Ulrika Richardson, koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuese e UNDP-së, etj.

Mbjellja e 18 drunjve në lansimin e fushatës do të jetë vetëm simbolikë për mbjelljen e 1.8 milion drunjve brenda 10 viteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco