Mbahet panairi i punës dhe karrierës

Mbahet panairi i punës dhe karrierës

19:05, 14/11/2020

Mbi 100 kompani dhe institucione pjesëmarrëse po përgatiten të prezantojnë ofertat e tyre për vende pune, mundësi për bursa, trajnime dhe seminare në një format komplet të ri në Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës i cili do të mbahet me 25 nëntor.

Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës përfaqëson një burim të mundësive për zhvillimin e karrierës për qytetarët e Kosovës.

Këtë vit, në përshtatje të situatës pandemike në vend, panairi organizohet në formë virtuale.

Ndiqeni faqen zyrtare të ngjarjes dhe përcjellini udhëzimet se si të bëheni pjesë e panairit nga shtëpia juaj. ??
Panairi organizohet për të pestin vit me radhë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, GIZ Kosovo, Universiteti i Prishtinës“Hasan Prishtina” dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco