Bulliqi akuzon qeverisjen e LDK-së në Podujevë për projektin e korrektorit për ujërat e zeza

Bulliqi akuzon qeverisjen e LDK-së në Podujevë për projektin e korrektorit për ujërat e zeza

14:28, 13/11/2020

Dega e Vetëvendosjes në Podujevë ka mbajtur një aktivitet para komunës, rreth tenderit për projektin për korrektorin e ujërave të zeza.

“Ku është kontrata”, “Kush është menaxheri i projektit”, “5.3 milionë borxh”, “Sa fitoi kryetari”, “Jo transparencë”, “Kush e fitoi tenderin”, ishin mbishkrimet në pankartat që mbanin aktivistët e Vetëvendosjes në Podujevë. E veç kësaj në rrethojat e komunës u vendos edhe një fotografi e ish-kryetarit të komunës, Agim Veliu i cili tani udhëheq me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi po akuzon qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë, për keqpërdorimin në tenderin për rregullimin e kolektorit të ujërave të zeza.

Buqlliqi thotë se për rregullimin e këtij kolektori qytetarët e Podujevës do të paguajnë kredi për 19 vite, derisa thekson se për tenderin nuk janë bërë publike as parallogaritë e as fituesit e projekti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco