Menaxhimi skandaloz, rënia në bursë dhe përmbaruesit, e çojnë drejt falimentimit Trepçën

Menaxhimi skandaloz, rënia në bursë dhe përmbaruesit, e çojnë drejt falimentimit Trepçën

13:47, 13/11/2020
 
Ministri i Ekonomisë Blerim Kuçi,ka thënë se gjatë gjithë kësaj jave janë marrë intensivisht për të gjetur një zgjidhje dhe të evitojmë bllokadën financiare që gjendet ndërmarrja publike “Trepça”.
 
 
Kuçi, përmes një shkrimi në Facebook. ka thënë se çmimet e ulëta në bursë si pasojë e pandemisë, mirëpo edhe nga menaxhimi jo mjaftueshëm të mirë, kanë bërë që borxhet e shumta kanë bërë që gjigandi Trepça, të bllokohet nga përmbaruesit.
 
"Sot si pikë jashtë rendit të ditës e kam propozuar në Mbledhjen e Qeverisë një zgjidhje dhe menjëherë kemi zhvilluar takim me kryeministrin dhe Ministrinë e Financave.Kështu që kemi gjetur një zgjidhje duke e subvencionuar me 1.1 milionë euro që ta tejkalojë këtë situatë, teksa bordi do të garantoj me një plan biznesi për funksionimin e duhur të ndërmarrjes dhe që e udhëzon menaxhmentin për të mos ardhur përsëri në këtë situatë" ka shkruar Kuçi.
 
Tutje, sipas tij tash mbetët që punëtorët të kthehen në punë dhe menaxhmenti të drejtojë këtë ndërmarrje në rrugën e duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco