Projektligji për Gjykatën Komerciale, brenda muajit dërgohet në qeveri, zbardhen kompetencat

Projektligji për Gjykatën Komerciale, brenda muajit dërgohet në qeveri, zbardhen kompetencat

13:39, 13/11/2020

Ministri i Drejtësisë, Selim  Selimi, me ftesë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, morri pjesë në konferencën  virtuale “Arbitrazhi si mundësi për bizneset dhe relacioni i tij me Gjykatën Komerciale”.

Me këtë rast, ministri Selimi tha se prioritet i tij dhe i Qeverisë së Kosovës është themelimi i Gjykatës Komerciale që sipas tij Projektligji është përfshirë në Programin Legjislativ të vitit 2020.

“Gjykata Komerciale do të ketë juridiksion territorial për gjithë Republikën e Kosovës, dhe do të merret me shqyrtimin dhe vendosjen e kontesteve lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative për të gjithë personat juridik dhe fizik, përfshirë shoqëritë tregtare të përcaktuara në legjislacionin përkatës për shoqëritë tregtare në Republikën e Kosovës të cilët kanë konteste ekonomike ndërmjet tyre”, deklaroi ministri Selimi.

Ministri Selimi ka treguar se Projektligji për Gjykatën Komerciale, i cili brenda muajit nëntor të këtij viti do të dërgohet në Qeveri, ka gjithsej 43 nene, të ndara në VII kapituj, përmes së cilave parashihet themelimi, organizimi dhe funksionimi i Gjykatës Komerciale në Republikën e Kosovës.

“Një vëmendje të veçantë po i kushtohet trajtimit dhe vendosjes së kontesteve të investimeve të huaja, më ç’ rast është paraparë që në kuadër të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale të funksionon Divizioni për trajtimin e kontesteve të investimeve të huaja. Po ashtu, në këtë kontekst, edhe siguria ligjore e investitorëve të huaj do të jetë edhe më e madhe se që ka qenë gjerë më tani”, tha ministri Selimi.

Po ashtu , ministri Selimi tregoi që në kuadër të Projektligjit për Gjykatën Komerciale janë dispozitat të cilat i referohen çështjes së Arbitrazhit.

“Dhomat e Shkallës së Parë janë kompetente të japin mbështetje juridike ndërkombëtare dhe të vendosin për njohjen e vendimeve të gjykatave të huaja, si dhe njohjen dhe lejimin e ekzekutimit të vendimeve të arbitrazhit. Gjykata Komerciale është kompetente për të gjykuar, dhe ka juridiksion ekskluziv për të gjykuar, në Dhomat e Shkallës së Parë dhe Dhomat e Shkallës së Dytë: ndër të tjera, njohjen dhe lejimin e zbatimit të vendimeve të rrafshit lokal dhe ndërkombëtar të arbitrazhi. Të gjitha kontestet nën kompetencën e Gjykatës Komerciale në lidhje me procedurat e arbitrazhit, në përputhje me Ligjin për Arbitrazhin, Konventën e Nju Jorkut dhe çdo ligj tjetër në fuqi do të adresohen me urgjencë”, pohoi ministri Selimi.

Projektligji është trajtuar dhe po trajtohet me prioritet nga Ministrisë së Drejtësisë i mbështetur nga Programi i USAID-it për Drejtësi Komerciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco