Pas raportimeve të Syri.net, nisin goditjet e para për vendimin e dënimeve në rast se nuk regjistrohen makinat me kohë

Pas raportimeve të Syri.net, nisin goditjet e para për vendimin e dënimeve në rast se nuk regjistrohen makinat me kohë

09:55, 11/11/2020 Nga Dardan Gashi

Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që t’i dënojë krejt ata kosovarë që nuk e regjistrojnë makinën ditën kur iu skadon afati.

Në 15 ditëshin e parë, dënohen me 5 %, kurse, kur kalojnë 45 ditë nga skadimi i regjistrimit, duhet të paguani aq sa kushton regjistrimi i makinës nga fillimi.

Ky vendim të cilin e ka siguruar Syri.net, po mbahet top sekret për qytetarët.

Lidhur me këtë, për Syri.net Kosova, ka folur Kryetari i Organizatës ‘Konsumatori’, Selatin Kaçaniku.

Kaçaniku thotë se vendimi mbi ndryshimin e Rregullores për regjistrimin e automjeteve, në kohë pandemie ku ka tkurrjeje ekonomike, mbylljeje,humbje vende të punës e ulje standardi, është thjesht haraç, eksploatim, skllavërim... dhe i papranueshëm.

Sipas tij, veç tjerash, ndryshimi i kësaj “Rregulloreje…” pa debat publik, pa procedurë kushtetuese e demokratike,  nuk është i mundur, po,r është kontrabandë juridiko-administrative.

“Nuk do të befasohesha nëse pronarët e automjeteve do ta rezistonin ndryshimin e “Rregullores…” në një dyzinë formash, me mospagesë e mosregjistrim po se po, por edhe me metoda tjera. Qeveria, MF-ja, BQK-ja…nuk do të duhej të dëshmojnë  kaq shumë arbitraritet, as kaq shumë protagonizëm në garë për “shpëtimin e sistemit të sigurimeve” - duke e falimentuar qytetarin konsumator taksapagues. Ne e dimë se Shteti në sistemin finansiar ka shumë monopole dhe këtë sektor e ka burim të pashterrshëm për UJEM Buxheti. Por, ndryshime rregulloresh pa ligj e pa qytetarin konsumator taksapagues - NUK MUND TE BEJE AS NUK MUND TE KETE “ thotë Kaçaniku.

Ai shtoi se si organizatë, i kanë dërguar letër Qeverisë, nëpërmes të cilës e kanë sinjalizuar se qytetari konsumator taksapagues është para falimentimit.

“Falimentimi i qytetarit konsumator taksapagues do ta falimentojë Shtetin - edhe nëpërmes Buxhetit. Një nga shumë arsyet e falimentimit të qytetarit konsumator taksapagues - gjenerues kryesor të Buxhetit të Shtetit është edhe fakti se Qeveria e Kosovës nuk është e aftë të  krijojë Buxhet performues, prodhues, eksportues, ripërtëritës…por vetëm këtë që është Buxhet konsumues”

Kaçaniku thekson se nëse kjo Qeveri nuk do ta “kishte  një lopë për ta mjelë - siç është qytetari konsumator  taksapagues”, të gjithë do të falimentonim.

“Partitë politike në Qeveri, dhe jo vetëm, duhet të kujdesen edhe për elektoratin e tyre - poashtu qytetar konsumator taksapagues, e mos ta ofendojnë !Qeveria nuk ka burime tjera, as humane e intelektuale, nuk jep as transparencë lidhur me fondet e kompanive të sigurimit dhe të asociacioneve / byrosë së sigurimeve - ndaj i vetmi xhep shpëtimtar i ka mbetur ai i qytetarit konsumator taksapagues”

Ai u ka bërë thirrje Ombudspersonit dhe rregullatorëve të tjerë, edhe Prokurorisë së Shtetit, që ta hetojnë këtë vendim për ndryshimin e “Rregullores…” dhe ta marrin në mbrojtje qytetarin konsumator taksapagues!

Kujtojmë se, Syri.net Kosova ka kontaktuar edhe me Bankën Qëndrore dhe  Drejtorin e Shoqatës së Kompanive të Sigurimit, Sami Mazreku, mirëpo të njëjtit deri në momentin e publikimit të këtij materiale nuk ka kthyer përgjigje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco