Exit-Pollet/ Për 34% të votuesve në SHBA, ekonomia është çështje kryesore

Exit-Pollet/ Për 34% të votuesve në SHBA, ekonomia është çështje kryesore

00:31, 04/11/2020

Ne SHBA dolen Exit Poll-et e para, për mënyrën se si votuan amerikanët dhe për çfarë.

34% e votuesve amerikanë sipas Exit Polls kanë konsideruar ekonominë si çështje kryesore dhe që i ka ndihmuar për të kuptuar se ku duhet të shkojë vota, tek Trump apo Biden.

Më tej në plan të dytë është pabarazia racore që ka qenë temë kryesore zgjedhjeje për 21% të votuesve.

Vetëm 18% të votuesve amerikanë janë ndikuar nga pandemia e COVID-19 dhe pikërisht kjo ka qenë tema se pse ata kanë shkuar të votojnë.

Ekonomia, tema kryesore që dikton votën e amerikanëve

Një e treta e votuesve amerikanë rendisin ekonominë të parën ndër çështjet kryesore që diktojnë zgjedhjen e tyre për president, sipas anketës me amerikanë që sapo kanë votuar, zhvilluar nga kompania Edison Research.

Dy ndër dhjetë votues thonë se për ta COVID-19 është kryesorja, po ashtu dy ndër dhjetë rendisin pabarazinë racore, ndërsa të anketuarit e tjerë flasin për krimin, sigurinë dhe kujdesin shëndetësor. Sipas anketës, gjysma e të anketuarve e shohin si të rëndësishme vënien nën kontroll të pandemicë, edhe nëse masa të tilla dëmtojnë ekonominë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco