Këtë ditë kosovarët do ta kuptojnë se kur mund t'i marrin paratë e Trustit

Këtë ditë kosovarët do ta kuptojnë se kur mund t'i marrin paratë e Trustit

13:47, 03/11/2020

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar se seanca për të kaluar në lexim të dytë ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të mbahet të premtën nga ora 11:00.

Gashi ka publikuar edhe kërkesën ku i është bërë thirrja deputetëve që të jenë prezent në këtë seancë.

Në rast se ky Ligj kalon me 61 vota pro, atëherë qytetarët e Kosovës pritet që të kenë “dorën e shtetit” për të kaluar më lehtë pandeminë dhe krizën ekonomike që ka shkaktuar Covid19.

Kujtojmë se përmes këtij ligji qytetarëve të Kosovës, do të iu mundësohet edhe tërheqja e 10 përqindshit të kursimeve nga Trusti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco