Nënshkruhet projekti 26 milionësh, ku do të përfitojnë 400 punëtorë kosovarë

Nënshkruhet projekti 26 milionësh, ku do të përfitojnë 400 punëtorë kosovarë

14:30, 30/10/2020
Pas hapjes me sukses të hotelit të parë të brenduar në Kosovë, Four Points by Sheraton, Marigona Tower nënshkroi zyrtarisht kontratën për financimin e ndërtimit të hotelit Courtyard by Marriott dhe Marigona Tower Business Hub.
 
Courtyard by Marriott me lokacion në qendër të kryeqytetit, do të ketë 147 dhoma të standardit të lartë, duke marrë kësisoj primatin e hotelit më të madh në Kosovë.
 
Marigona Tower Business Hub do të jetë në objektin e njejtë me Courtyard by Marriott.
 
10 katet e para të ndërtesës do t'i takojnë hotelit, ndërsa 14 katet tjera do t'i takojnë qendrës së biznesit.
 
Nga ky investim do të përfitojnë së paku 400 punonjës.
 
Courtyard by Marriott planifikohet të hapet në mesin e vitit 2023, thuhet në njoftimin e Marigona Hill.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco