Komuna ndihmoi me 1.3 milionë euro bujqit e fermerët ferizajas

Komuna ndihmoi me 1.3 milionë euro bujqit e fermerët ferizajas

13:00, 30/10/2020

Ferizaj i zhvillimit ekonomik, nuk ka sesi parafytyron veten pa zhvillim e mbështetje në një nga degët kryesore të ekonomisë, atë të bujqësisë, tha kryetari i Komunës së ferizajt Agim Aliu.

Ai tregoi se 1.3 milionë euro është buxheti përmes së cilës u ndihmuan bujqit e fermerët ferizajas nga qeverisja lokale. E pa më të voglin dyshim, ky fond e kjo mbështetje do të rritet e bashkë me të siç kemi nisur, edhe risitë e zgjerimi i subvencionimit të kulturave të veçanta bujqësore, mbështetja me mekanizëm bujqësor e përkujdes i vazhdueshëm që bujqësia lokale të rritet e zhvillohet.

Ai bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa vizituan disa nga ndërmarrjet e fermat e bujqve dhe fermerëve tanë, storie suksesi këto që prezantojnë Ferizajn e Kosovën me produktet e tyre në Evropë e më gjerë, një hise të së cilës ka edhe Komuna e Ferizajt me mbështetjen e pakursyer që ofroi. 

"Gjithashtu, ministri Mustafa konfirmoi lajmin e mirë për fermerët e bujqit ferizajas, atë të kompensimit të dëmeve dhe pagesën dyfishe për përfituesit e subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë, tha kryetari Aliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco