Pse me fol tashmë keq kundër privatizimit Besim Beqaj/ Ky është favori që iu bë...

Pse me fol tashmë keq kundër privatizimit Besim Beqaj/ Ky është favori që iu bë...

14:21, 28/10/2020

Sindikalistët e Distribucionit të KEDS-it, kanë reguar  duke publikuar edh enjë shkrim me fotografi kundër KEDS-it e ish ministrit  Besim Beqaj. 

Ndër të tjera shkruhet se: Pse 'mos' me e shit Distribucionin ose pse me fol tashmë keq kundër privatizimit Besim Beqaj.

Sipas tyre ky është favori që KEDS ja bëri atij. Në lagjen Peja Hill, e cila është pronë e tij, KEDS i ka dislokuar qindra metra rrjetin e tensionit të lartë duke e vendosur nën tokë.

"Neve si punëtor, përveq disa raste në autostrada, nuk kemi njohur kurrë një rast të tillë që kompania i kryen punë një kompanie private apo personi juridik, madje, madje nuk kemi njohuri as që i ka dhënë mundësi vetë konsumatorëve të bëjnë një zgjidhje të tillë", thonë  Sindikalistët  e Distribucionit të KEDS-it.

Sipas tyre me mijëra prona në Kosovë, kanë mbetë të pa shfrytëzuara për ndërtim duke mos qenë 'shërbëtor' si Besimi...

Ata tregojnë se ndryshe nga ky rast, po mos të ishte në pyetje ky emër, KEDS nga një konsumatorë i zakonshëm do të kërkonte: 1. Zgjidhje Teknike.
2. Kompani të lisencuar për kryerjen e këtyre punëve e cila do të kushtonte dhjetëra apo qindra mijëra €uro...

"Mbesim me shpresë, se një ditë, do të zbardhet e vërteta e Shitjes/faljes së Distribucionit", thonë  Sindikalistët e Distribucionit të KEDS-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco