Mimoza Kusari 'kërcënon' Blerim Kuçin

Mimoza Kusari 'kërcënon' Blerim Kuçin

22:42, 27/10/2020

Deputetja Mimoza Kusari-Lila e ka 'kërcënuar' ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, shkruan Syri.net Kosova.

"Sot në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike me propozimin tim kishim ftuar në raportim Ministrin e Ekonomisë dhe Mjedisit, Blerim Kuçi të raportojë për: emërimet e Bordeve të përkohshme në ndërmarrjet publike pas shkarkimit të jashtëligjshëm të Bordeve paraprake, gjendja në ndërmarrjen Trepça, në Telekom, situata me lejet mjedisore dhe operimet e Hidrocentraleve nëpër tërë territorin e Republikës së Kosovës. 
Për pikën e fundit Ministri u ftua bashkë me përfaqësuesit e ZRRE - së si autoritetin përgjegjës për sektorin e energjisë. 
Megjithatë, ashtu sikur qasja injorante e tërë Qeverisë Hoti ndaj Kuvendit të Kosovës, edhe ministri Kuçi për herë të dytë rradhazi nuk u paraqit para Komisionit, por dërgoi zv/ ministrin të cilin nuk e pranuam të raportojë.
Nëse Blerim Kuçi nuk do të paraqitet para Komisionit funksional, atëherë as projektligjet e kësaj ministrie nuk do të procedohen në Komision.", ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Postimi  i plotë:

Sot në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike me propozimin tim kishim...

Posted by Mimoza Kusari on Tuesday, October 27, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco