Detajet e fundit/Ja nga cili shtet erdhi dhe kujt i përket aeroplani që ateroi në Prishtinë

Detajet e fundit/Ja nga cili shtet erdhi dhe kujt i përket aeroplani që ateroi në Prishtinë

19:29, 27/10/2020

Lajmi se një aeroplan ka ateruar nga Haga në kaudër të Gjykatës Speciale, po del të jetë i pavërtetë.

Ky aeroplan i përket skuadrës së futbollit për femra nga Holanda i cili ka ateruar në Prishtinë për ta zhvilluar lojën me Kosovën, mëson Syri.net Kosova.

Sipas burimeve nga MI të cilat kanë folur nga Syri.net Kosova, thuhet se ky aeroplan i përket skuadrës së Holandës, e cila do ta zhvillojë lojën me Kosovën.

Derisa më herët u raportua se ky aeroplan, ka ateruar nga Haga duke e ndërlidhur me procesin e Gjykatës Speciale, e cila siç dihet tashmë është duke e mbajtur nën ethe skenën politike në vend, por edhe presidentin aktual Hashim Thaçin dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin, sikur edhe shumë ish-komandantë e ushtarë të UÇK-së./Syri.net Kosova.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco