Bordi i Përkohshëm mban takimin e parë në KEK, ja vendimet që u morën

Bordi i Përkohshëm mban takimin e parë në KEK, ja vendimet që u morën

19:17, 27/10/2020

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga Musa Misini me drejtorët Petrit Ibraj, Fadil Hoxha dhe Fatime Grajqevci, sot me dt: 27.10.2020 ka mbajtur mbledhjen e parë zyrtare me ç’rast janë njoftuar nga u.d. Kryshefi Ekzekutiv z. Luigj Imeri për objektivat dhe sfidat e korporatës.

Në këtë takim, Imeri, ka njoftuar kryesuesin dhe drejtorët e Bordit të Përkohshëm të KEK sh.a. për aktivitetin e korporatës për nëntë mujorin e këtij viti, sfidat me theks të veçantë në implementimin e projekteve kapitale dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 si dhe menaxhimin e mirë të kësaj situate deri më tani.

"Në anën tjetër, z. Misini ka theksuar se Bordi i përkohshëm i drejtorëve, si përfaqësues i aksionarit të vetëm (qeverisë) ka përgjegjësinë për performancën e mire të KEK-ut. Për më tepër, ai ka bërë të ditur se Bordi i Përkohshëm është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë për  qeverisjen korporative gjithnjë duke respektuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe rregulloret e Brendshme të Korporatës. Tutje, z. Misini ka potencuar se në radhë të parë duhet t’i kushtohet vemendje e veçantë shëndetit dhe sigurisë së punonjësve të KEK-ut, në këtë vazhdë ai ka inkurajuar menaxhmentin që të angazhoj të gjitha kapacitetet për menaxhimin sa më të mirë të gjendjes aktuale si pasojë e pandemisë COVID-19",  thuhet në njoftimin e KEK në Facebook.

Postimi i plotë:

Bordi i Përkohshëm mbanë takimin e parë zyrtarë në KEK Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga z....

Posted by Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a on Tuesday, October 27, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco