Shyqyri Haxha lëshon 'bombën' e radhës, Ahmet Shala sërish në shënjestër

Shyqyri Haxha lëshon 'bombën' e radhës, Ahmet Shala sërish në shënjestër

10:58, 26/10/2020

Ish-shefi i PTK-së ka publikuar një dokument në të cilin e përfshinë ish- ministrin e PDK-së Ahmet Shalën si shkaktar kryesor në uljen e vlerës së Telekomit

Haxha përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ministri ne fjale me vetedije te plotë e ka ndaluar projektin e faturimit duke u thirrur se ky projekt nuk do te i rris vleren PTK-së.

 

"Arsyet e ndalimit te projektit te faturimit nga Bosat e qeveris jane:1. Ulja e vleres se PTK-se dhe shitja e saj me qmim te ulet! 2. Lidhjet e terthorta me individ te qeveris qe kompanit qe 'vjelnin' PTK-ne duke u munduar qe ta 'shpetojn' faturimin egzistues qe kishte kolapsuar. Pra kompania (qellimish nuk po i permend emrin tash per tash) kishte lidhje te ngushta me individ te qeveris dhe keshtu i pengonte projekti i Ri i faturimit sepse PTK me nuk do te mund te vjelej dhe PTK-se do te i rritej vlera per se paku 3-Fish." ka shkruar Haxha në Facebook.
 
ImageImage
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco