Ja si u përjetua pandemia në Stacionin e Autobusëve në Pishtinë, rrëfen Luan Hoti

Ja si u përjetua pandemia në Stacionin e Autobusëve në Pishtinë, rrëfen Luan Hoti

22:25, 24/10/2020 Nga B. T

Gjendja financiare në Stacionin e Autobusëve të Prishtinësështë stabile për momentin. Me lirimin e masave ka filluar edhe frekuentimi më i madh i udhëtarëve, gjithashtu edhe mbajtja e linjave sipas rendit të udhëtimit, tha për "Syri.net" kryeshefi ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Luan Hoti tregoi se gjatë kësaj periudhe ndërmarrja nuk ka krijuar të hyra për shkak të pandemisë me virusin COVID19 dhe izolimit që e kishim, me lirimin e masave nga Qeveria gradualisht filloi edhe normalizimi dhe mbajtja e linjave sipas rendit të udhëtimit, çdo here duke respektuar rekomandimet e IKSHPK.

Ndryshimet e shkaktuara në periudhen me COVID-19 dhe shqetësimet psikologjike –frikës nga pandemia, sigurisht që kanë ndikuar në mirëqenien dhe disponimin e gjithë kolektivit. 

Sipas tij Stacioni i Autobusëve është pika e dytë e udhëtimeve më e frekuentuara prandaj nuk ka qenë një ndjenjë
e mirë, sepse ndërmarrja punonte 20 orë në ditë dhe ta shohësh për dy muaj totalisht të zbrazur ka qenë një përjetim dhe një ndjesi shumë e ftoftë dhe e keqe, kolegët e vjetër nuk e mbajnë mend që ndonjeherë ka qenë stacioni në gjendjen që ishte në pandemi për dy muaj i boshatisur komplet. 

Kryeshefi Luan Hoti, tha se fatmirësisht puna në stacion ka filluar në fazën e dytë të lirimit nga masat për parandalim ndaj COVID-19, me një numër të reduktuar të punëtorëve si dhe me numër shumë të vogël të linjave të mbajtura, por gradualisht me lirimin e masave ka fillur të kthehet qarkullimi në gjendjen normale.

"Si pasojë e Pandemis të gjitha linjat ndërkombëtare nuk janë funksionale, disa për shkak të kushteve të vendosura nga shtetet e ndryshme, disa të tjerë për shkak të numrit të vogël të udhëtarëve dhe kjo ka ndikuar direkt në të hyrat e ndërmarrjes.Sa i përket Maqedonis së Veriut me lirimin e masave nga shteti Maqedon kane filluar të mbahen linjat e rregullta per Shkup, Tetovë dhe qytetet tjera", tha Hoti.

Kryeshefi i SAP-së shtoi se subvencioni nga Komuna e Prishtinës ishte i mirëseardhur për Stacionin e Autobusëve, sepse me mjetet e pranuara nga komuna ne i kemi mbuluar shpenzimet kryesore si ato operacionale dhe atyre
administrative.

Ai tregon se gjatë pandemisë punëtorët e stacionit në mënyrë vullnetare janë angazhuar me punë që të ofrojmë kushte dhe shërbime më të mira për të gjithë duke bërë pastrimin gjeneral, duke dezinfektuar të gjitha hapësirat e Stacionit, duke punuar ulëse shtesë për udhëtarët që tju ofrojmë hapësirë të mjaftueshme për mbajtjen e distances gjatë pritjes së autobusit, duke vendosur dezinfektues në të gjitha pikat hyrëse ne Stacion, shenjat paralajmëruese si dhe të gjitha
informata mbrojtëse për parandalim të shpërndarjes së virusit.

Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë Luan Hoti, tha për "Syri.net", se sfida kryesore në këtë periudhë ku vendi ende po ballafaqohet me pandemine është qëndrushmëria financiare, e ndermarjes. Të gjitha projektet e planifikuara lidhen me kapacitetin financiar te ndermarjes si dhe me situatën aktuale në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco