Shyqyri Haxha publikon dëshminë që e 'zhyt' Ahmet Shalën për bllokimin e projekteve në PTK

Shyqyri Haxha publikon dëshminë që e 'zhyt' Ahmet Shalën për bllokimin e projekteve në PTK

12:37, 24/10/2020

Ish-shefi i PTK-së ka publikuar një dokument në të cilin e përfshinë ish- zyrtarin e PDK-së Ahmet Shalën për bllokim të punëve të PTK-së në kohën kur ai ishte drejtues i saj.

Sipas Haxhës,  shkatërruesit e PTK-së po sa kanë prekur 'Majen e Icebergu-ut'.

“I gjithë stafi i PTK-se, Menagjmenti, dhe Bordi kanë kundërshtuar ndërhyrjet flagrante të Qeveris e cila 'kinse' në emër të privatizimit ndaloj dhe shkatërroi infrastrukturën e PTK-së”, ka thënë Haxha në Facebook.

Bashkë me akuza, ai ka publikuar edhe një foto si dëshmi për krejt ato çka kanë ndodhur në PTK.Image

Teksti i plotë i Haxhës pa ndërhyrje:

Ja njëra nga dëshmit kur Ahmet Shala ndalon projektin më vital të zhvillimit dhe ngritjes se vlerës së PTK-së. Ndalja e projekteve dhe ndërhyrjet flagrante në aktivitetet afariste të PTK-së që bëri qeveria në vitin 2010-2011 kishin impakt shkatrrues  në vlerën e PTK-së. Të gjithë stafi i PTK-se, Menagjemnti, dhe Bordi kanë kundërshtuar ndërhyrjet flagrante të Qeveris e cila 'kinse' në emer të privatizimit ndaloj dhe shkatrroj infrastrukturen e PTK-se. Kush i ndërpreu projektet më zhvillimore siq ishin projekti i 'Faturimit', 'Fijeve Optike' apo siq e quanim 'Fiber to the School', Post Banken, dhe projekte tjera...qeveritarët e asaj kohe kanë emër dhe mbiemër. Kush përfitoj dhe kush humbi nga ndalimi i këtyre projekteve? Të gjitha këto fakte tash e tutje do të bëhen publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco