Abrashi tregon detaje: Ja si e zbuluam transaksionin e dyshimtë nga fondi i ministrisë

Abrashi tregon detaje: Ja si e zbuluam transaksionin e dyshimtë nga fondi i ministrisë

21:26, 22/10/2020

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në emisionin ‘Debat Plus’ , ka treguar se si është kuptuar që në ministrinë që ai e udhëheqë po mungojnë fonde për projekte, raporton Syri Kosova.

Sipas Abrashit, punëtorët e Ministrisë së Infrastrukturës e kanë vërejtur se ka ndodhur një transaksion i dyshimtë dhe mjetet që është dashur të shkojnë për disa projekte të Ministrisë së Infrastrukturës kanë munguar.

“Zyrtarët e Ministrisë e kanë vërejtur një transaksion të dyshimit i cili nuk është përputhur me asnjë projekt dhe që iu mungojnë mjete nga projekte tjera. Posa është vërejtur këtë transaksion e kemi njoftuar thesarin dhe organet e tjera të sigurisë”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka theksuar se për transferimin e këtyre mjeteve janë përdorë aksese tjera dhe ka ndodhur një lëshim teknik.

“Deri më tani është parë që ka ndodhur një lëshim teknik dhe një keqpërdorim i dikujt në Thesarin e vendi. Pra një zyrtarë i Thesarit ka keqpërdoruar qasjen e tij dhe ka krijuar edhe qasje tjera pasi duhen se paku edhe katër apo pesë qasje për t’u kryer transfere”, shtoi Abrashi, raporton Syri Kosova

Ministri thotë se zyrtarët qeveritar nuk mund të ndërhyjnë në punët e personave që punojnë në Thesarin e Shtetit.

Po ashtu sipas tij, ata janë persona që trajnohen dhe janë staf civil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco