Lajm i mirë për mbi 2 mijë bujq, ekzekutohen pagesat për kompensimin e dëmeve për 21 komuna

Lajm i mirë për mbi 2 mijë bujq, ekzekutohen pagesat për kompensimin e dëmeve për 21 komuna

18:35, 22/10/2020

Ministria e Bujqësisë e ka dhënë një lajm të mirë për bujqit lidhur me ekzekutimin e pagesave për kompensimin e dëmeve në bujqësi, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas njoftimit nga kjo ministri thuhet se Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka njoftuar sot bujqit kosovarë se janë realizuar pagesat për kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ndaj kulturave bujqësore, për periudhën janar-qershor 2020. 

"Pagesat janë ekzekutuar për 2.354 bujq në vlerë prej 2 milionë euro, në 21 komuna: Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Drenas, Skenderaj, Vushtrri, Mitrovicë, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Kamenicë, Klinë, Istog, Pejë, Prizren, Dragash, Mamushë, Kaçanik, Shtime dhe Leposaviq. Ministri Mustafa u zotua se ai, kabineti i tij dhe e gjithë Ministria mbeten të angazhuar që të përkrahin bujqit vendor të fuqizohen çdo ditë e më shumë për të prodhuar nga toka jonë, ushqimin tonë, për familjet tona.", thuhet në njoftimin e MBPZHR-së.

Njoftimi i plotë:

Posted by Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural on Thursday, October 22, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco