AUV-i e pranon se u vodh kasaforta, japin pak detaje nga rasti

AUV-i e pranon se u vodh kasaforta, japin pak detaje nga rasti

15:13, 22/10/2020

Kryeshefi  i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Naser Krasniqi, ka konfirmuar së në këtë objekt ka pasur vjedhje të kasafortës.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje se çfarë ka pasur në kasafortë duke thënë se çdo deklarim mund të dëmtojë procesin e hetimeve i cili është duke u kryer nga Policia

“Konfirmojë se në AUV ka pasur një ndërhyrje gjatë natës së mbrëmshme, ku personat e paautorizuar kanë hyrë, edhe pse objekti është i ruajtur nga Policia”

.“Rasti është duke u hetuar nga Policia dhe ne nuk mund të japim detaje të tjera, deri sa të përfundojë hetimi. Dyshohet se personat kanë hyrë nga pjesa e pasme të objektit”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco