Ja kush është sektori më i madh i ekonomisë së Kosovës sipas ministrit Krasniqi

Ja kush është sektori më i madh i ekonomisë së Kosovës sipas ministrit Krasniqi

14:26, 22/10/2020

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me mbështetjen e qeverisë gjermane nëpërmjet GIZ Kosova, ka lansuar data-bazën për tregtinë në shërbime, ku të pranishëm ishin ministri Vesel Krasniqi, përfaqësuesi nga Zyra e BE-së në Kosovë, Ricardo Serri, si dhe udhëheqës i projektit që mbështet procesin e Integrimit në BE në kuadër të GIZ-Kosova, Mark Barret.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, tha se sektori i shërbimeve është segmenti më i rëndësishëm që kontribuon në punësim. 

“Sektori i shërbimeve është segmenti më i madh i ekonomisë së Kosovës dhe forca shtytëse, që kontribuon në pjesën më të madhe, në vlerën e shtuar, në punësim dhe në tregtinë vendore, kështu që veprimtaritë e shërbimeve kanë mbuluar 74 për qind të prodhimit të brendshëm bruto  në vitin 2019  dhe ka punësuar 85 për qind të forcës së përgjithshme të punëtorëve në Kosovë. Gjithashtu eksporti i tregtisë në shërbime për vitin 2019 ka arritur vlerën 1.6 miliard euro”, theksoi ministri Krasniqi.

Ai potencoi se qëllimi kryesor i kësaj baze të të dhënave është të lehtësojë qasjen për të gjitha palët e interesit në kornizën ligjore, që rregullojnë aktivitetet e shërbimeve në Kosovë, duke ndihmuar kështu në operimin e atyre që tanimë janë në treg dhe të atyre sipërmarrësve që duan të fillojnë të ofrojnë shërbime në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco