Bajrami justifikohet për vjedhjen 2 milionëshe: Janë thyer pasworde, janë...

Bajrami justifikohet për vjedhjen 2 milionëshe: Janë thyer pasworde, janë...

11:38, 22/10/2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, derisa ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ajo ka thënë se lidhur me transaksionin nuk është kërkuar nënshkrimi i saj e as i drejtorit të Thesarit, duke shtuar se e gjitha ka ndodhur përmes një falsifikimi.

“Ashtu siç kam njoftuar edhe më herët ne po i ndërmarrim të gjitha hapat ligjor. Pas 3 minutave që unë jam informuar kam raportuar në polici. Ky është një krim ekonomik, i realizuar përmes një krimi kibernetik. Ka pasur qasje të paautorizuar, janë tejkaluar autorizimet ligjore, dhe është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer passworde. Nuk është kërkuar për asnjë transaksion nënshkrimi im as i drejtorit të thesarit. E gjitha ka ndodhur përmes një falsifikimi. Ne i kemi njoftuar organet e drejtësisë përfshirë prokurorinë, departamentin për krime kibernetike dhe ekonomike, njësinë për inteligjencën financiare dhe AKI”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se transaksioni është bankar dhe ka gjurmë për gjithçka.

“Ka gjurmë se nga cili kompjuter janë bërë nga cili zyrtarë janë bërë, ku kanë shkuar dhe nga cila kompani madje janë ndarë nëpër subjekte. Krimi është i gjurmueshëm. Me këtë rast po merren të gjitha organet. Prej 2009 ka ndodhur delegimi i pagesave në mënyre elektronike. As nuk është kërkuar nënshkrim nga ana ime. Është bërë pa autorizim, ka tejkalim dhe keqpërdorim i të detyrës zyrtare dhe është krim ekonomik dhe kibernetik”, ka shtuar tutje Bajrami.

Të mërkurën është raportuar për vjedhjen e më shumë se 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco