Hoti tregon se sa miliona i përfitojnë komunitetet joshumicë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

Hoti tregon se sa miliona i përfitojnë komunitetet joshumicë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

11:32, 22/10/2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka mbajtur një takim me deputetët joshumicë në Kuvendin e Kosovës.

Nga aty, Hoti i njoftoi deputetët për përfitimet që do t’i kenë nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike e që kapin vlerën e 2 milion eurove.

“E kemi shpërndarë një shumë 1.7 milionë euro në mbështetje për komunitetet joshumicë dhe kjo masë lidhet me tri objektiva. E para është sigurimi i nevojave të komunitetit”.

“Ndihmë financiarë në ndërmarrje të vogla që kanë pasur ndikim nga pandemia dhe e treta është ndihmë për personat në nevojë që i ofrojnë atyre. Shuma që do të ofrojmë është 2 milionë euro për komunitetet joshumicë, pa bërë ndonjë dallim e që do të ndahen në bazë të kërkesave që do të vijnë për këto çështje”, tha Hoti

Ai tha se deri në fund të këtij viti do të bëhet shpërndarja e kësaj pakoje.

“Qëllimi i takimit është t’ju informojmë në detaje dhe për të kërkuar angazhimin e juaj në shpërndarjen e informacionet në mënyrë t’i identifikojmë rastet që të aplikojnë për të përfituar në kuadër të kësaj shume që ne e ndajmë për komunitetet joshumicë”.

“Do të angazhohemi në mënyrë që brenda këtij viti ta shpërndajmë gjithë këtë shumë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco