Paralajmërim i frikshëm nga Banka Botërore për ekonominë kosovare

Paralajmërim i frikshëm nga Banka Botërore për ekonominë kosovare

11:19, 22/10/2020

Pandemia COVID-19 po ushtron trysni të paprecedent mbi aktivitetin ekonomik dhe kushtet e jetesës së njerëzve në Kosovë, dhe se gjatë vitit 2020 ekonomia e vendit do të tkurret me 8.8 për qind.

Kështu thuhet në publikimin e fundit të Bankës Botërore mbi rregullimin ekonomik

Sipas BB-së, rritja e remitancave, zbutja e kufizimeve ndërkombëtare ndaj udhëtimeve, si dhe reagimi i qeverisë përmes politikës fiskale kundërciklike, mund të parandalojnë një tkurrje edhe më të thellë.

“Në Kosovë, pandemia COVID-19 po ushtron trysni të paprecedent mbi aktivitetin ekonomik dhe kushtet e jetesës së njerëzve. Përkundër lehtësimit në muajin qershor 2020 të masave frenuese, ekonomia vazhdon të jetë në rënie, meqë tronditja nga COVID-19 është duke ndikuar negativisht shërbimet e eksporteve të nxitura nga diaspora, investimet dhe konsumin privat. Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret me 8.8 për qind në vitin 2020. Mirëpo, rritja e remitancave nga diaspora dhe e eksporteve të metaleve bazë, zbutja e kufizimeve ndërkombëtare ndaj udhëtimeve, si dhe reagimi i qeverisë përmes politikës fiskale kundërciklike, pritet të parandalojnë një tkurrje edhe më të thellë”, thuhet në raportin e BB-së

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco